Nje pjese e mire e jona, zakonisht, blen vetem produkte te markave te medha e te njohura. Ky zakon eshte i diktuar nga bombardimi me publicitet radioteleviziv dhe interneti. Dihet, eshte shpirti i tregetise..!
Nje pyetje lind natyrshem, cila eshte kompania qe prodhon detergjentet tane te hapur? Pergjigja eshte se detergjentet e hapur nuk prodhohen nga emrat e medhenj qe skane aspak interes ne kete segment, kane me shume interes te shesin miliona ene qe perdoren vetem nje here, pastaj hidhen ne plehra. Si mund ti fajesosh, kane investuar miliona ne linja paketimi dhe eshte normale qe te shikojne interesat e tyre. Kur blejme nje detergjent te paketuar, blejme enen plastike, etiketen, kartonin energjine elektrike te nevojitur per ta paketuar ate, por me e renda eshte se pasi i perdorim keta detergjente, amballazhin e hedhim duke e bere nje peshe per gjithe komunitetin dhe natyren! Duhet ti hedhim, ku? Ne plehra e landfille qe permbyten me ene plastike gjithefarsojesh! Produkti i nje konfeksioni detergjenti ka nje kosto modeste, por kur ai paketohet atehere cmimi i dy-tre fishohet.
Detergjenti i hapur “alla spina” kushton me pak sepse kursehet amballazhi por edhe per raportin e drejteperdrejte midis prodhuesit dhe shitesit final, ndersa zinxhiri i produkteve te paketuara eshte: prodhues-grosist-perfaqesues-shites final.
Detergjentet e hapur nuk jane shume te njohur e perhapur dhe kjo lidhet me zakonet, komoditetin dhe prakticitetin tone ne te perditshmen. Na duhet nje detersiv, e marrim vrap tek dyqani me i afert, nuk gjejme kohe per te pritur dy minuta sa te mbushet nje ene e ta rinisi nje jete te re nga e para, preferojme te paguajme me shume, te ndotim me shume e ti lejme peshqesh te tjereve qe do te vijne tonelata e tonelata plastike!
Te reflektojme pak, ja vlen te harxhojme ato pak minuta per te miren e ambientit duke i bere nje sherbim natyres dhe njekohesisht xhepit tone?!